Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Valdet Syla i përgjigjet problemit për furnizim me ujë në Cërnillë të Ferizajt: Telashe me pompë

Gazeta10
26 February 2025 - 10:44

Menaxheri operativ në KRU “Bifurkacioni”, Valdet Syla ka njoftuar për hapat që janë duke i ndërmarrë për furnizim stabil më ujë të pijes për banorët e fshatit Cërnillë të Ferizajt.

Syla në emisonin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, i’u është përgjigjur ankesave të qytetarëve për mungesën e ujit në Cërnillë të Ferizajt.

Syla ka treguar se fshati Cërnillë furnizohet më ujërat nëntokësore hde janë duke bëë hapjen e puseve për të furnizuar fshatin me ujë.

“Na e dimë se në zona rurale edhe në Cërnillë furnizimi është duke u bërë nga ujërat nëntoksore edhe po mundohemi që të hapim puse për t’i furnizuar ata, mirëpo kohet e fundit kemi pas problem me një pompë e cila i furnizon ata me ujë edhe për këtë arsye ka mungesë të ujit”, është shprehur Syla. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.