Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet i dyshuari kryesor në rastin e fajdeve, detyrimit dhe bixhozit në Prizren

Gazeta10
05 October 2022 - 22:22

Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Prizrenit, kanë arrestuar edhe të dyshuarin e dytë për fajde, detyrim dhe bixhoz në Prizren.

S.K. është arrestuar pak pas nisjes së aksionit, i cili po vazhdon ende në disa lokacione të ndryshme në Kosovë.

I njëjti dyshohet se ka edhe të kaluar kriminale për vepra të ngjashme me ato për të cilat është arrestuar edhe sot.

Siç mëson KALLXO.com zyrtari policor L.B., është dërguar në zyret e IPK-së në Prizren për intervistim, ndërsa të dyshuarit e tjerë të arrestuar janë dërguar nëpër stacione policore për t’u intervistuar.

Brenda shtëpisë së zyrtarit policor janë gjetur edhe një shumë e madhe parash të gatshme si dhe një armë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.