Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e Kosovës në Washington shënon 17-vjetorin e pavarësisë me diplomatë amerikanë

Gazeta10
26 February 2025 - 18:56

Ambasada e Kosovës në Shtetet  e Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se e ka shënuar përvjetorin e 17-të të pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e kësaj ambasade në Facebook thuhet se përvjetori u shënua së bashku me miqtë e shumtë të mbledhur në mjediset historike të Bibliotekës së Kongresit në Washington.

“Në këtë ngjarje, ishin të pranishëm anëtarë të Kongresit, përfaqësues të lartë të administratës e institucioneve amerikane, si dhe ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të akredituar në SHBA”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, thuhet se aty fjalime para të pranishmëve mbajtën  Ilir Dugolli, si dhe Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, kryetari i Nën-Komisionit për Evropë të Dhomës së Përfaqësuesve, Keith Self, dhe kongresisti Ritchie Torres.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.