Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komadanti i KFOR-it në Tiranë takime me zyrtarë shqiptarë, flasin për sigurinë në Kosovë

Gazeta10
26 February 2025 - 21:00

Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandanti i misionit KFOR të është takuar sot në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu dhe Shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.

Gjatë takimit u diskutua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s.

“Gjeneralmajor Enrico Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.