Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Ky vit nisi me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021

Gazeta10
27 February 2025 - 10:05

Avdullah Hoti i LDK-së tha se viti 2025 nisi me fatura të rritura të tatimit në pronë.

Ai ka publikuar dy fatura të tatimit në pronë të vitit 2025 dhe atij 2021 për të treguar ndryshimin në këto vjet të rritjes së tatimit.

Hoti tha se rritja krahasuar më 2021-ën është 60% më e lartë sesa sivjet.

“Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë. Në një rast konkret, fatura është 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021. Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët me rritje të tatimit në pronë, me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.