Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas shtatë muajsh bllokadë, votohet buxheti në Komunën e Gjilanit

Gazeta10
27 February 2025 - 12:21

Pas shtatë muajsh bllokadë, sot është votuar buxheti në Komunën e Gjilanit.
Projektbuxheti u votua pas debateve të ashpra mes pozitës dhe opozitës, ku në fund u inkorporuan edhe ndryshimet-propozimet nga këshilltarët komunalë.

Votimi i projektbuxhetit në fund u përcoll me duartrokitje, pasi në rast se do të dështonte që i njëjti të miratohej deri nesër, komuna e Gjilanit do të rrezikonte të shkonte në zgjedhje për asamble komunale.

I pari i Ldk-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë para dy ditëve se LDK do të dal jashtë politikës dhe do ta votoj buxhetin për punëtorët e administratës, ata të shëndetësisë e mësimdhënësit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.