Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-kolegu për Bujarin: E kujtoj kur me sytë e përlotur dokumentove Shpalljen e Pavarësisë

Gazeta10
28 February 2025 - 9:17

Rexhep Maloku, ish-kolegu i Alban Bujarit, e ka kujtuar fotoreporterin që vdiq të enjten me momentin e dokumentimit të shpalljes së Pavarësisë më 2008.

Gazetari Maloku tha se e kujton kur Bujari doli me sytë e përlotur nga Kuvendi i Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe shpërtheu në lotë.

“U prehsh në paqen e paskajshme dritëshkruesi i epokës më të lavdishme të historisë së Kosovës! Alban Bujari me aparat në dorë dokumentove luftën dhe paqen, por nga modestia pak fole për sfidat e reziqet për t’i shkrepur ato fotografi tmerri e krenarie njëherësh. Parësor e kishe qëllimin”, tha ish-kolegu i Bujarit.

“Por unë, sot, do ta kujtoj rrëfimin tënd të 17 Shkurtit 2008, kur me sytë e përlotur dokumentove Shpalljen e Pavarësisë, dhe pastaj pavërejtshëm dole nga objekti i Kuvendit dhe u shkrehe në vaj!”, shkroi të premten gazetari Maloku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.