Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekipi i Kanal10 shkon tek zyret e informimit të KEK, nuk lejohet të hyjë brenda

Gazeta10
28 February 2025 - 10:28

Ekipi i Kanal10 nuk është lejuar që të futet brenda tek zyra e informimit në KEK.

Gazetarja Erolinda Suhogërlla në një linje direkte në emisionin ‘Adresa e ankesave’ në Kanal10, ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e KEK-ut, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Tutje poashtu ekipi i Kanal10 është munduar që të tentoj të hyjë në zyre por nuk është lejuar fare.

“Ne jemi munduar që të marrim një prononcim me ta dhe te flasim me ta edhe me zëdhënësin e KEK-ut mirëpo nuk na është lejuar pasi që na është thënë se nuk kemi dërguar një email më parë që të bëjmë këtë”, ka thënë Suhogërlla.

Për të parë më shumë nidqeni videon më poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.