Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani i gatshëm t’i shes dy yjet e skuadrës

Gazeta10
01 March 2025 - 12:56

Në një intervistë me “DAZN”, drejtori teknik i Milanit, Geoffrey Moncada ka bërë me dije se klubi mund t’i shes dy lojtarët francez, Theo Hernandezin dhe Mike Maignan, nëse nuk nënshkruajnë kontratat e reja me klubin.

Dyshja franceze përfundojnë rrugëtimin me Milanin në vitin 2026, dhe klubi nuk është i gatshëm t’i lë ata të hyjnë në vitin e fundit të kontratës, pa i nënshkruar kontratat e reja.

“Nuk mund t’i lëmë të largohen si transfere të lira. Kemi punuar shumë dhe duket se lojtarët janë të lumtur me ne” tha Moncada.

Së fundmi, Theo Hernandez ishte në qendër të kritikave, pasi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e Milanit në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga Feyenoordi me shifrat 2-1 pas dy ndeshjeve.

Theo i ishte bashkuar Milanit nga Real Madridi, derisa Maignan u transferua në “Qytetin e Modës” nga Lille.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.