
Ministri i Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimin Rural, Faton Peci, ka thënë se Lista Guxo nuk largohet nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta10.
Peci ka thënë se Lista Guxo me Lëvizjen Vetëvendosje kanë raporte shumë të mira.
“Kush, ne si Guxo? Për herë të parë po e dëgjoj. Kemi raporte shumë të mira”, ka thënë ai në një intervistë në T7.
Tutje, ai ka thënë se me kryeministrin Kurti ai ka qëndruar madje të shtunën me të cilin kanë folur për qeverisjen në vend.
“Të shtunën e kam kaluar një pjesë të kohës me kryeministrin ku kemi biseduar për qeverisje. S’ka asgjë të vërtetë. Ne jemi të vetëdijshëm për mandatin dhe misionin. Kur nisem në vendin e punës, e di se përse kam marrë besimin e qytetarëve që ta kthej atë me rezultate. Nëse dikush mendon se ka skenar për largimin e Guxo nga koalicioni, përderisa ka bashkëpunim të mirë e kolegjialiteti, gabon”, ka deklaruar ai. / Gazeta10