Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bitcoin ngritet sërish pas këtij veprimi të Trump

Gazeta10
02 March 2025 - 22:23

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të dielën se SHBA do të krijonte një rezervë kriptovalutash, gjë që ka nxitur rritje të çmimit të tyre.

Sipas mediave të huaja, çmimi i Bitcoin “u hodh” në 94,000 dollarë që nga pasditja e së dielës, duke arritur deri në 95,136 dollarë.

“Një rezervë e kriptove të SHBA-së do ta lartësojë këtë industri kritike pas vitesh sulmesh korruptive nga administrata e (Joe) Biden, për çka Urdhri im Ekzekutiv mbi Asetet Dixhitale e udhëzoi Grupin e Punës Presidenciale të ecë përpara në një Rezervë Strategjike Kripto që përfshin XRP, SOL dhe ADA”, ka shkruar Trump në Truth Social, përcjell Telegrafi.

Trump tha se do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara “kryeqytetin kripto të botës”.

Njoftimi i tij vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të mirëpresë profesionistët e industrisë së kriptomonedhave më 7 mars në një samit të parë të këtij lloji.

Pjesëmarrësit do të përfshijnë themelues, CEO dhe investitorë nga industria.

Grupi i punës për asetet dixhitale të Trump ka një afat prej gjashtë muajsh për të paraqitur rekomandime mbi propozimet rregullatore dhe legjislative tek presidenti.

Është e paqartë se si do të dukej saktësisht rezerva e kriptove të Trump.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.