Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mërgimtari me shumë fat, fiton në Itali 500 mijë euro përmes lotarisë “Gërvisht dhe fito”

Gazeta10
03 March 2025 - 10:23

Një mërgimtar nga Kosova i cili jeton në Itali, ka dal të jetë me shumë fat. Kjo pasi, Albin Kryeziu nga Malisheva ka fituar 500 mijë euro përmes një lotarie.
Kryeziu, 26-vjeçar, banues në Sant’Andrea di Barbarana di San Biagio di Callalta, ishte lojtar i rregullt në “Gërvisht dhe fito”.

Ai për mediat italiane, ka rrëfyer se biletën e kishte blerë pasi kishte përfunduar punën në ndërtimtari dhe ishte ndalur ta pinte një kafe.

Kryeziu nuk mund të besonte që ishte fitues i çmimit të madh dhe për këtë kërkoi sqarime nga pika e basteve, të cilët i konfirmuan lajmin e madh.

“Sigurisht që nuk e prisja. Sapo isha kthyer nga puna dhe po kthehesha në shtëpi, kur pjesërisht për të kaluar kohën para kafesë, bleva një karton gërvishtjeje, vetëm për të luajtur”, ka thënë Kryeziu për mediat italiane.

Ai ka treguar edhe se ku mund t’i investojnë këto para.

“Ndoshta do të blejmë një shtëpi të re, ndoshta një makinë… mbetet për t’u parë. Ka ndodhur tani dhe unë ende nuk po mund ta besoj. Ne do vazhdojmë të punojmë si zakonisht, sigurisht. Por është një shifër që është vërtet e dobishme për një familje të re për të ardhmen”, tha Albin Kryeziu në mediat italiane

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.