
Ka ndërruar jetë vëllau i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, raporton Gazeta10.
Ky lajm është bërë i ditur nga familjarët.
Ai ka ndërruar jetë si shkak i një sëmundjeje të rëndë.
Varrimi bëhet në varrezat e Arbërisë në Prishtinë nga ora 15:30.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Familjarë dhe miq të nderuar
Me dhembje të thellë ju njoftojmë se sot në mëngjes, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, axha, Ragip Mustafa.
Varrimi do të bëhet sot, më 6 tetor, në varrezat e Arbërisë -Prishtinë, në ora 15:30.
E pamja (ngushëllimet) do të jenë në Prapashticë, në shtëpinë e familjes Mustafa në tre ditët e ardhshme”, thuhet në njoftim. / Gazeta10