Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani uron Bullgarinë për ditën e çlirimit: Lidhjet tona bazohen në miqësi

Gazeta10
03 March 2025 - 13:23

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar popullin dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në ditën e tyre të çlirimit.

Osmani ka thënë se lidhjet me Bullgarinë bazohen në miqësi ndërshtetërore.

“Lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë bazohen në miqësi dhe bashkëpunim, dhe ne mbetemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.