Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ibrahim Rugova në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit: U binda se në Shqipëri nuk ka liri krijimtarie

Gazeta10
06 October 2022 - 10:16

Për vite me radhë, agjentët e Sigurimit Shqiptar në vitet 1970-‘80 kishin mbledhur informacione për intelektualët shqiptarë nga Kosova, sidomos për ata që e vizitonin Shqipërinë. Në mesin e personaliteteve që për vite kishim mbledhur informacione, ishte edhe Ibrahim Rugova dhe studiues të tjerë.

Shteti i atëhershëm shqiptar synonte të mësonte me shumë për pikëpamjet dhe orientimet e tyre politike dhe qasjen shkencore, por edhe mundësisht të influenconte në krijimtarinë e tyre shkencore.

Agjentët e atëhershëm të Sigurimit të shtetit shqiptar kishin ndjekur në çdo hap dhe kishin hartuar informacione nga më të ndryshmet për studiuesin e njohur të letërsisë, esteti, kritik letrar, Ibrahim Rugova, i cili gjatë viteve 1970 dhe 1980 kishte qenë dy herë në Shqipëri në konferenca dhe për studimet shkencore, ku kryesisht kishte hulumtuar në bibliotekën shkencore të Pallatit të Kulturës.

Siç shihet nga dokumentet e kohës, të zbuluara nga studiuesi Sylë Ukshini, Ibrahim Rugova banonte në hotel “Dajti” dhe prej andej shkonte rregullisht në Pallatin e Kulturës dhe në këtë interes agjentët e Sigurimit të Shtetit e ndiqnin nga distanca ose dërgonin përcjellësit e tyre nga afër. Ata kishin për detyrë të shënonin të gjitha kontaktet dhe lëvizjet.

Dosjen e Ibrahim Rugovës, ofron të dhëna interesante dhe mbi të gjitha shpalos dimensionin e interesimit të shtetit shqiptar për profilin e intelektualëve shqiptarë nga Kosova.

Në këtë kuadër, Rugova konsideroj si studiues i talentuar dhe që nuk i përkiste korpusit të studiÇfarë përmbante arkivi i Sigurimit të Shtetit për akademikun e shquar kosovar Ibrahim Rugova në dosjen e Sigurimit: Në Shqipëri mungon liria në krijimtari Dosja e Rugovës:

“Ata shkrimtarë janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë dhe ata punojnë” studiuesve shqiptarë që mbështesnin krijimtarinë e realizmit socialist, por se “është përkrahës i rrymës moderniste në letërsi, që krijohet në Kosovë e në përgjithësi në Jugosllavi”.

Në një dokument të vitit të 19.1.1981, ndër të tjera, thuhej se Ibrahim Rugova, i cili mori pjesë në diskutimin për romanin që u bë në vitin 1980 nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë, ka deklaruar në një mbledhje të hapur pasi është kthyer në Prishtinë: “Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijimtarie. Ata shkrimtarë janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë dhe ata punojnë”, raporton Panorama.

Nga dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar duket qartë se autoritetet e atëhershme të Shqipërisë ishin të hidhëruara dhe nuk u pëlqente fare pse Rugova fliste me “përçmim dhe përbuzje” ndaj letërsisë së realizmit socialist që krijohej asokohe në Shqipëri. Sidoqoftë, çdo studiues duhet të jetë i vëmendshëm gjatë hulumtimit të dosjeve të tilla, sepse aty ka emra dhe të dhëna që shpeshherë nuk përkojnë me realitetin, janë hartuar me hamendje dhe nga bashkëpunëtorë të padijshëm./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.