Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lansohet fushata Festo me zemër, jo me armë

Gazeta10
06 October 2022 - 11:37

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP kanë lansuar fushatën “Festo me zemër, jo me armë”, raporton Gazeta10.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka falënderuar partnerët për këtë fushatë vetëdijësuese si dhe për punën që bëhet për këtë problem.

“Falënderojë partnerët dhe shpreh mirënjohje për të gjithë zyrtarët në vetëdijesimin lidhur me parandalimin e pasojave nga armët. Përdorimi i armëve ilegale mbetet shqetësime për institucioneve dhe qytetarëve. Armët paleje kanë ndikuar në krime, vraje e grabitje”, ka thënë Gashi.

Më tej, ai ka dhënë edhe statistika që lidhen me konfiskimin e armëve.

“1 500 armë ilegale konfiskohen në vit nga polica, 1135 armë në vitin 2020, kurse në vitin 2020 janë konfiskuar mbi 1 400. Në bashkëpunim UNDP-në bashkë me Maqedoninë e Veriut po bëjmë hapjen e kësaj fushate edhe në këtë shtet. Po punojmë ta rrisim nivelin e sigurisë në rajon dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Zëvendëspërfaqësues i UNDP-së në Kosovë, Niels Knudsen, ka thënë se ka përparim por edhe ende punë për të bërë.

“Po shohim se ka përparim edhe pse ka ende punë për të bërë. UNDP në kuadër të programeve të saj ka për qëllim që të ndihmojë institucionet që të arrihet një ambient i sigurt për të gjithë. Ky është një problem global, por është fundmentale që të arrihet të luftohet kjo”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kjo fushatë është bërë edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Bashkë edhe me Maqedoninë kemi bërë lansimin e kësaj fushate dhe jemi të interesuar që fushata të ketë ndikim në të dy vendet, duke bërë apel që të festohen pa armë”, ka shtuar Knudsen. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.