Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Keni ble vota me buxhet të shtetit”- Linçimi i VV’së ndaj Hysen Çekajt, vjen reagimi nga LDK

Gazeta10
04 March 2025 - 22:42

Besian Mustafa, zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kandidat për deputet, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Muratit. Ky i fundit, si dhe akterë të tjerë të VV’së, kanë pretenduar se janë manipuluar votat me postë në rastin e Hysen Çekajt, të birit të heroit Sali Çekajt.

Mustafa ka thënë se Murati ka blerë vota me buxhet të shtetit, duke aluduar rritjen e pagave në sektorin publik dhe shtesat e dhëna në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Hekuran, a harrove me tregu’ qysh i ke ble votat me buxhet të shtetit në kohë fushate me pensione e rroga e shtesa? A harrove me tregu’ qysh në Kosovë i keni fitu’ 40% ndërsa në ambasada, ku i keni instalu’ njerzit e juaj, i keni fitu’ 80%?

Le të mbrohet një nga një secila votë, brenda e jashtë Kosovës, nga organet e ligjit. Nuk ka asgjë më të shenjtë se vota e qytetarëve të Republikës e cila shpreh vullnetin dhe vleresimin e tyre politik”, ka thënë ai.

Murati ka pretenduar se ekzistojnë argumente të shumta që tregojnë se LDK ka manipuluar votat me postë.

“Tashmë ka argumente të shumta që faktojnë manipulimin e votës me postë nga ana e LDK-së. Kjo hedh hije të zezë mbi këtë proces zgjedhor dhe është e papranueshme. Organet e rendit duhet të vihen në lëvizje sa më parë“, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.