
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se po synohet që të ulet konsulmi në mënyrë që të ulet importi, raporton Gazeta10.
Rizvanolli ka thënë se nevoja për import varet nga kapacitetet si dhe gjenerimin që mund ta bëjë KEK-u.
“Nevoja për import do të varet në masë të madhe nga ajo se sa kapacitetet e KEK-ut do të jenë në gjendje të gjenerojnë”, ka thënë Rizvanolli gjatë një konference për media.
Tutje, ajo ka thënë se mjetet që mund të kursehen nga ulja e konsumit mund të përdoren për qëllimet e tjera.
“Pra, konsiderojmë që mënyra më e mirë është që të ulim konsumin dhe të ulim importin në mënyrë që këto mjete të mund të përdoren për qëllime të tjera”, është shprehur Rizvanolli. / Gazeta10