Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alarmi për bombë në Parlamentin serb doli të jetë i rremë

Gazeta10
05 March 2025 - 10:05

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se raporti i mbrëmshëm për kërcënimin me bombë në Kuvendin e Serbisë ishte i rremë.

Sipas deklaratës, anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme përfunduan një inspektim në Asamblenë Kombëtare pasi u raportua se një bombë ishte vendosur në ndërtesë.

“Ekipet e kundërvënieve, të cilat janë dërguar menjëherë në vendngjarje, kanë konstatuar se kallëzimi është i rremë dhe gjatë kontrollit të Kuvendit nuk janë gjetur objekte të dyshimta”, thuhet në njoftim.

Për pretendimin se është vendosur një bombë në Parlamendin serb e ka dhënë ditën e djeshme, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.