Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bedri Shabani refuzon të deklarohet pa lexuar aktakuzën, i pandehuri tjetër konfirmon se e ka kuptuar

Gazeta10
05 March 2025 - 14:03

Ka nisur seanca për shqyrtimin fillestar lidhur me akuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit.

I pandehuri Bedri Shabani u shpreh para trupit gjykues se nuk do të deklarohet pa e lexuar mirë aktakuzën.

“Pa e lexu njëherë e mirë aktakuzën nuk do të deklarohem”, tha ai duke shtuar se i duhet disa ditë.

Avokati i Shabanit, Besnik Berisha fillimisht tha se deklarimi i klientit të tij lidhur me akuzat është i pamundur.

“Deklarimi i klientit tim është i pamundur, pasi pak minuta para se të hyj në sallë atij i është dorëzuar një kopje e aktakuzës. Përveç që është voluminoze kërkon analizë dhe duhet të njoftohet hollësisht në akuzat që e rëndojnë….meqë nuk ka kishte për te vijuar më tutje pasi është e pamundur që kjo akuzë të lexohet”, tha Berisha, përcjell telegrafi.

Kurse i pandehuri tjetër Muharrem Qerimi konfirmoi se e ka kuptuar aktakuzën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.