
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se familja Jashari do ta përzgjedh projektin fitues për ndërtimin e sheshit “Adem Jashari”.
Zogaj në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka dhënë detaje për ndërtimin e sheshit “Adem Jashari”.
Ai ka treguar se është ndarë lokacioni mbrapa Kuvendit të Kosovës për ndërtimin e këtij sheshi dhe tashmë është hap aplikimi për arkitektë për projektin e këtij sheshi.
“Është bërë i qartë tashmë lokacioni edhe poashtu tashmë është hap edhe aplikimi për arkitektët të cilët do të bëjnë projektin më të mirë edhe ai që fiton do ta bëjë këtë projekt ku poashtu për zgjedhjen e fitores do të jenë në komision edhe familja Jashari prezent edhe tashmë lokacioni do të jetë mbrapa Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Zogaj. /Gazeta10/