Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca flet për qeveri të re veç me pakicat jo-serbe: Opozita ka qenë agresive

Gazeta10
10 March 2025 - 10:18

Glauk Konjufca, duke folur për eventualitetin e arritjes së krijimit të një qeverie të re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, beson se do ta arrijnë me pakicat jo-serbe – ndërsa opozitës i përshkroi “qëndrime obstruksioniste”, “sulme agresive dhe goditje të ulëta” gjë që, sipas tij, “ka lënë shenjë”.

“Siç e keni parë, qeveria ‘Kurti 2’ është formuar në bashkëpunim me pakicat joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur një efekt pozitiv në Kosovë, duke e penguar Listën Serbe, e cila vepron nën ndikimin e Beogradit, të ketë fuqi vendimtare siç ka pasur në qeveritë e kaluara”, tha Konjufca për OBCT.

“Nëse lind nevoja do të mblidhemi si lidership dhe do të vendosim për hapat e mëtejshëm, por deri më tani partitë opozitare kanë mbajtur qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë shumë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jokonvencionale, me shumë akuza të padrejta dhe goditje të ulëta. Kjo ka lënë gjurmë”, ka shtuar Konjufca.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.