Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Fitore e drejtësisë”, lirohet rreshteri Gani Lajqi, akuzohej për katër vepra

Gazeta10
11 March 2025 - 10:03

Avokati Besnik Berisha ka njoftuar se klienti i tij Gani Lajqi, rreshter i Policisë pas një beteje tre vjeçare për drejtësi ka arritur të lirohet nga akuzat që rëndonin mbi të.
Lajqi ishte arrestuar tre vite më parë me dyshimin se kishte kryer katër vepra penale, ” Dhunim, shantazh, fotografim i paautorizuar dhe përgjim i paautorizuar”.

“Pas nje procesi te gjate dhe sfidues trevjeçar, klienti im, Rreshteri i Policise, Gani Lajqi, eshte liruar nga te gjitha akuzat që rendonin mbi te. Ai ishte arrestuar me dyshimin per kryerjen e kater veprave penale: dhunim, shantazh, fotografim i paautorizuar dhe pergjim i paautorizuar”, ka shkruar Berisha.

Ndyshe Berisha u shpreh se që nga dita e parë e deri më tani ai dhe ekipa e tij kanë besuar në pafajsinë e Lajqit, teksa shtoi se ka luftuar për ta vërtetuar atë.

“Pas nje beteje te gjate ligjore, drejtesia triumfoi, e drejta mbizoteroi”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.