
Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e kolektorit në Rrugën A, punime këto që janë në kuadër të hapjes së “Rrugës B” dhe lidhjen e saj me “Rrugën A”.
Gazetarja Fatjona Rud përmes një linje direkte në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10, ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punimet në ndërtimin e kolektorit që do t’i trajtojë ujërat e zeza.
Ajo ka treguar se punimet janë duke u zhvilluar me intensitet te ulët, pasi që përveç mjeteve të punës nuk shihen punëtorë duke punuar.
Si pasojë e kësaj, kjo zonë është duke kundërmuar nga erërat pakëndshme për shkak se kanalet kanë mbetur ende të hapura.
Për të parë më shumë ndiqeni videon më poshtë: