Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bisedimet në Arabi – një gazetar i bërtet delegacionit amerikan: “Si shkoi takimi?”, Waltz ia kthen: “Po afrohemi”

Gazeta10
11 March 2025 - 15:57

Bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, që po zhvillohen në Jeddah në Arabinë Saudite janë ndalur pak për një pushim, ndërsa delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës kanë dalë jashtë.

Gjatë pushimit, BBC raporton se një gazetar i bëriti Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio: “Si shkoi takimi?”.

“Shkoi mirë, zoti Waltz”, e pyeti gazetari Këshilltarin amerikan të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz.

“Po afrohemi”, iu përgjigj ai ndërsa po hynte në ashensor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka shkuar atje të hënën dhe pritet të qëndrojë deri të mërkurën, me synimin “për t’i çuar përpara qëllimin e Presidentit për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë”, siç ka deklaruar më herët zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruc.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.