
Rifat Latifi që ka udhëhequr deri më tani me Ministrinë e Shëndetësisë, ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij te kryeministrti, Albin Kurti.
Në dokumentin e siguruaur nga Gazeta10, Latifi i ka bashkënagjitur edhe sfidat dhe të gjeturat e punës së tij për 10 mujorin e qeverisjes.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time na posti i Ministrit të Shëndetësisë, që nga sot me datën 6 tetor, 2022”, thuhet në vendimin e dorëheqjes dërguar kryeministrti Kurti.
Më tej, në këtë dokument ministri tashmë në largim, Latifi i ka bashkëangjitur edhe përmbledhje të të gjeturave dhe sfidave që është ballafaquar për 10 muaj udhëheqje me këtë dikaster./Gazeta10
