
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me një postim në Facebook ka reaguar për dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se gjatë një viti e gjysmë të Qeverisë Kurti, janë në pritje të ministrit të tretë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe se fajin e ka paaftësia dhe papërgjegjësia.
“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet. Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi!”, tha thënë Abdixhiku./Gazeta10.