Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bashkimi Evropian konfirmon vizitën e Sorensenit në Kosovë

Gazeta10
14 March 2025 - 13:01

Vizita e Sorensen është konfirmuar nga Bashkimi Evropian. Emisari evropian do të jetë në Prishtinë nga data 17 deri më 19 mars. Kjo është vizita e tij e parë zyrtare që kur mori postin e emisarit.

Danezi mori detyrën më 1 shkurt 2025.Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi.

Në Ballkan, ai ka punuar edhe në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.

Përvoja e tij nga rajoni thuhet se ka qenë edhe një prej argumenteve se pse Kaja Kallas ka vendosur që ai të jetë pasardhësi i Lajçakut.

ara nisjes së takimit në Bruksel të kryediplomatëve, ku Sorensen u konfirmua, ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se me zgjedhjen si emisar të diplomatit nga Danimarka, po dërgohet mesazhi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet lart në agjendën e bllokut evropian./

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.