Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të RCC, Amer Kapetanoviq

Gazeta10
14 March 2025 - 15:17

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.

Në këtë takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit rajonal dhe Procesit të Berlinit, Agjenda e Gjelbër, ajo e roamingut dhe lehtësimit të komunikimit, si dhe për mekanizmat e bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të integrimit të rajonit.

Kryetari Konjufca theksoi se Republika e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në drejtim të këtij bashkëpunimi dhe promovimit të tij, e njëherazi vijon ta mbështesë RCC-në në synimet e saj, të cilat i ndajmë bashkërisht.

Duke e falënderuar për vizitën e tij, kryetari Konjufca e uroi sekretarin Amer Kapetanovic për detyrën e tij të re.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën nevojën për takime sa më të shumta, në kuadër të angazhimit të përbashkët që synon arritje prej të cilave përfitojnë qytetarët tanë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.