Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka takuar sot ambasadorin italian, Antonello De Riu.
Limaj tha se biseduan rreth sfidave dhe situates aktuale në vend.
“Pata kënaqësinë të pres ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm mbi situatën aktuale në vend, sfidat dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve tona

.
Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, si dhe për mundësitë e reja për forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme.
Vlerësoj përkushtimin dhe rolin e Italisë si partner i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe integrimeve euro-atlantike”, shkruan në njoftimin zyrtar.