Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

DhTIK: Vendimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të rrymës mund të ulë prodhimin dhe numrin e punëtorëve

Gazeta10
15 March 2025 - 13:11

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka deklaruar se e ka pritur me shqetësim të madh, paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.

Në reagimin e lëshuar për media DhTIK bën të ditur se k y vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje tek prodhuesit vendor.

“Rritja e sërishme prej 15%, po ndodh vetëm dy vjet pasi një rritje e tillë ishte bërë nga ZRRE-ja dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme tek bizneset”.

“Një ngritje e tillë e çmimit, e bënë sektorin privat në Kosovë më të pafavorshëm ndaj konkurrencës që vjen nga jashtë dhe kjo mund të përcillet me pasoja të tjera, siç janë: ulja e prodhimit dhe e numrit të punëtorëve”, ka thënë DhTIK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.