Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kjo është vlera e kombëtares së Islandës para ndeshjes me Kosovën

Gazeta10
18 March 2025 - 16:59

Kosova dhe Islanda do të përballen mes vete të enjten e 20 marsit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky takim do të fillojë prej orës 20:45, kurse ‘Dardanët’ kërkojnë vetëm fitore në këtë takim.

Më pas, loja e kthimit do të luhet të dielën në Spanjë, kur edhe do të përcaktohet kombëtarja që do të luajë në Ligën B dhe ajo që do të përfundojë në Ligën C në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Kosova kërkon që të inkuadrohet për herë të parë në Ligën B. Në Ligën C mbeti prapa Rumanisë në grup, ndërsa ishte më e suksesshme se Qipro e Lituania.

Vlera e kombëtares së Islandës momentalisht është 55 milionë euro, kurse futbollisti me vlerën më të lartë është Orri Oskarsson, një sulmues që luan tek Real Sociedad dhe vlerësohet me rreth 20 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.