
Qytetarët e Prishtinës janë ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se në një udhëkryq që lidh Gjilanin, Prishtinën dhe Hajvalinë po krijohen shumë kolona të mëdha.
Gjithashtu qytetarët kanë thanë se po krijohen edhe mosmarrëveshje nga vozitësit sepse nuk po dinë se cili nga ta ka përparësi, raporton Gazeta10.
Ata kanë kërkuar që të bëhet një rrethrrotullim.
Rikujtojmë se Komuna e Prishtinës ka pasur një projekt ky i cili ka përfshirë një rrethrrotullim në këtë vend por që këtë nuk e ka lejuar Ministria e Infrastrukturës.
Më poshtë mund të ndiqni videon./Gazeta10