Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Besian Mustafa publikon një video, akuzon VV-në për vjedhje të votës së mërgatës

Gazeta10
19 March 2025 - 12:29

Kandidati i LDK-së për deputet dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Besian Mustafa, ka shpërndarë një video ku një person shihet teksa ka para vetes një numër të madh të fletëvotimeve e ku në të njëjtën video dëgjohet në sfond zëri i Albin Kurtit.

Mustafa thotë se në këtë video shihet manipulim i votave të mërgimtarëve nga Lëvizja Vetëvendosje, meqë një person i vetëm mbush dhjetëra fletëvotime të mërgimtarëve.

“Hajnia e votës me shpejtësinë e vajit në tepsi”, ka shkruar Mustafa./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.