
Largime tjera nga Qeveria Kurti ka paralajmëruar komentatori politk, Fidan Rama në Politiko.
Sipas tij, që nga paslufta Kosova ka prodhur zgjedhje thuajse çdo dy-tri vite, dhe se lëvizje të tilla si dorëheqja e Latifit, është një tendencë për të provokuar situatën që vendin mund ta çoj sërish në zgjedhje të reja, shkruan Gazeta10.
‘Sistemi politik në Kosovë nga paslufta ka prodhur zgjedhje pothuajse çdo dy vite ose tre vite. S’ka pasur qeveri që e ka çu mandatin deri në fund, kësisoj unë pres se edhe kjo Qeveri të mos e çoj mandatin deri në fund për arsye të ndryshme. Lëvizjet janë të tilla që të lenë me kuptu që ka një tendencë me provoku një situatë që mund ta çoj vendin drejt zgjedheve”, deklaroi Rama në Poklitiko./Gazeta10