
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk ka arsyetime rreth mosliberalizimit të vizave dhe se me këtë rast BE po e dëmton kredibilitetin e tij, raporton Gazeta10.
Ish diplomatja e Kosovës ka thënë se nga miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, Bashkimi Europian nuk ka më arsyetime për këtë proces.
Tutje, Çitaku ka thënë se qytetarët e Venezuelës e deri në Tajwan po udhëtojnë në zonën Shengen.
Më tej, Çitaku ka thënë se BE duhet t’i jap fund izolimit të cilin e ka quajtur të padrejtë për qytetarët.
Këtu keni postimin e saj të plotë:
“Që nga dita e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës), Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim valid për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. Ama bash asnjë.
Qytetarë nga Venezuela e deri në Taiëan udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
Çdo zhagitje e ka cënuar vet lë kredibilitetin e BE në Kosovë.
BE duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10