Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tahiri-Qeverisë: Në iniciativa të rëndësishme po ju mbështesim

Gazeta10
07 October 2022 - 10:48

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se opozita po e mbështet qeverinë në iniciativa të rëndësishme, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se aty ku është vlerësuar një gjë e tillë, është dhënë përkrahja.

“Fatmirësisht në secilën iniciativë të rëndësishme për këtë vend që e kemi vlerësu ju kemi përkrah, ju kemi mbështet”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se pa opozitën nuk do mund të kaloje asgjë.

“Pra ju mos me qene ne asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk kishit mujtë me e kalu deri sot”. Ka thënë Tahiri.

Sot në interpelancë para deputetëve do të jetë ministri Hekuran Murati.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk po ua lëshon pagat grevistëve për muajin shtator pavarësisht se SBAShK-u ka pezulluar grevën deri në janar 2023.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile në vend. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.