Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Është një “dëshirë” e Real Madrid, por Martin Zubimendi “niset” drejt Premier League

Gazeta10
31 March 2025 - 16:26

Martin Zubimendi me shumë gjasa do të largohet nga Real Sociedad në fund të këtij sezoni. Palët nuk pritet të bashkëpunojnë më mes tyre dhe e ardhmja e futbollistit duket drejt një tjetër kampionati.

Ofertat për të nuk mungojnë si në La Liga ashtu edhe nga kampionate të tjera.  Arsenali në Premier League duket i “fiksuar” pas shërbimeve të tij. Mikel Arteta është një nga “adhuruesit” e mesfushorit dhe tashmë anglezët mendojnë për ofertën që mund të bindë spanjollët.

Ndërkohë sipas mediave spanjolle mësohet se Sociedad që të lërë të lirë 26-vjeçari kërkon minimalisht 60 milionë euro.  Siç dihet spanjolli është edhe në “radarin” e Real Madrid.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.