Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Haaland jashtë për 5 deri në 7 javë, Guardiola konfirmon mungesën e gjatë të gjigantit norvegjez

Gazeta10
02 April 2025 - 14:13

“Haaland? Mjekët më kanë thënë se do të qëndrojë jashtë për 5 deri në 7 javë. Shpresojmë që të jetë gati për fundin e sezonit dhe për Kupën e Botës për Klube të FIFA-s.

Nuk kemi një lojtar tjetër me aftësitë apo cilësitë e tij specifike, e dimë këtë, por duhet të përshtatemi. Për shumë vite kemi luajtur me strategji të ndryshme në sulm, duke u bazuar te cilësitë e lojtarëve.

Do të gjejmë një zgjidhje tjetër.”

Me këto fjalë në konferencën për shtyp, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, konfirmoi lajmin e keq për mungesën e Erling Haaland për shkak të dëmtimit në kyçin e këmbës së majtë, të pësuar në çerekfinalen e FA Cup ndaj Bournemouth-it.

 

Stafi i Guardiolës shpreson ta rikuperojë për fundin e sezonit, ndërsa mungesa e tij mund të ndikojë edhe në Kombëtaren e Norvegjisë, që më 6 qershor përballet me Italinë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Me siguri norvegjezi do të humbasë përballjet me Leicester, Manchester United, Crystal Palace, Everton, Aston Villa, Wolves dhe gjysmëfinalen e FA Cup, për një total prej 7 ndeshjesh.

Kur mund të rikthehet?

 

Në rastin më të mirë, Haaland mund të rikthehet kundër Southampton-it më 10 maj, ndërsa në skenarin më të keq mund të humbasë edhe ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Fulhamit, më 25 maj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.