Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi takon Sekretarin e Jashtëm britanik: Mbretëria e Bashkuar, mbështetje e palëkundur për Kosovën

Gazeta10
02 April 2025 - 14:07

Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka takuar edhe krerë të opozitës në vend.

Ai u prit në takim nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, “në një takim të rëndësishëm për raportet mes dy vendeve”.

Krasniqi në këtë takim theksoi rolin kyç të Britanisë së Madhe në mbështetjen e Kosovës, veçanërisht në momente historike si lufta për çlirim.

“Mbretëria e Bashkuar ka luajtur gjithmonë një rol të drejtpërdrejtë në proceset kyçe për Kosovën dhe ne dëshirojmë ta shohim atë të vazhdojë këtë angazhim,” tha Krasniqi pas takimit.

“Gjatë bisedës, ai informoi Sekretarin Lammy për vizionin e PDK-së për të udhëhequr Qeverinë e re të Kosovës me Bedri Hamzën si Kryeministër, duke theksuar prioritetet kryesore: zhvillimin ekonomik, forcimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe avancimin e integrimit euroatlantik”, njoftoi PDK-ja.

Krasniqi gjithashtu mirëpriti emërimin e Ambasadores Karen Pierce si e Dërguar e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se “përvoja e saj do të jetë një vlerë e shtuar për proceset e rëndësishme në rajon”.

“Roli i Britanisë dhe uniteti i QUINT-it janë vendimtarë për stabilitetin rajonal. Kosova ka në Mbretërinë e Bashkuar një mik të dëshmuar,” përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.