Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takon ambasadorin suedez, diskutojnë për koalicionin pas zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë së re

Gazeta10
03 April 2025 - 14:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Në takim u diskutu për mënyrat e thellimit dhe fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të bashkëpunimit.

“Mbi këtë të fundit në fokus të diskutimit ishte ai me Odën Ekonomike Nordike dhe tërheqjen e investimeve suedeze në Kosovë. Kryeministri Kurti theksoi mundësitë, ofertën dhe potencialin që ofron vendi ynë për investitorë të huaj.Gjithashtu diskutuan mbi aktualitetin politik në vend, gjersa Kurti ka filluar konsultimet politike me partitë e komuniteteve joshumicë për formimin e institucioneve të legjislaturës së 9-të, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit” thuhet në njoftim.
Kurti e falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.