
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se opozita po tenton ta interpretojë ndryshe ligjin vetëm se janë në opozitë, raporton Gazeta10.
Tutje, ai ka thënë se po tentohet që të shpërndahen dezinformata.
“Në fund të fundit, pageësa e pagave për punëtorët në grevë është çështje që rregullohet edhe me ligj por edhe mund të rregullohet ndërmjet palëve të veçanta, kjo ishte për ta sqaruar këtë tentativë për të shpërndarë dezinformim”, ka thënë Murati.
Tutje, ai ka thënë se kjo grevë ka shpërfaqur shumë gjëra dhe se SBASHK-u ka vepruar pa pyetur mësimdhënësit.
“U shpëraq fakti që mësimdhënësit nuk janë pyetur fare kur kur është nis greva, mësimdhënësit nuk janë pyetur fare edhe kur janë dhënë ofertat e qeverisë, i vetmi rast kur mësimdhënësit u pyetën ishte për të dalë nga greva dhe aty votuan me shumicë për të mos vazhduar greva”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk po ua lëshon pagat grevistëve pavarësisht se SBASHK-u ka pezulluar grevën deri në janar 2023.
Ky vendim ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga opozita dhe shoqëria civile. / Gazeta10.