Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dorëzohet Ministria e Financave, u dalin pagat grevistëve

Gazeta10
07 October 2022 - 21:41

Raporti:Arbenita Ilazi, Kamera:Bujar Ahmeti.

Duke pasur parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor për zëvendësimin e orëve të humbura, Ministria e Financave ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit grevësitë. Mirëpo nga SBASHK-u e Këshilli i Prindërve, kanë ngritur kritika ndaj miratimit të këtij kalendari, të cilin thonë se mund edhe të mos ta zbatojnë. Nga Këshilli i Prindërve kanë thënë se vendimi për zëvendësimin e orëve edhe gjatë ditëve të vikendit, është i njëanëshëm dhe cënon të drejtat e fëmijëve.

Ministria e Financave ka ekzekutuar gjatë ditës pagat e muajit shtator për mësimdhënësit grevist.

 Nga kjo ministri kanë thënë se marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga Ministria e Arsimit, pagat do t’i japin si paradhënie për orët e humbura gjatë grevës,  por të cilat duhet të zëvendësohen më pastaj.

Mirëpo, përkundër që vendimi për procedimin e pagave u mirëprit nga SBASHK-u e Këshilli i Prindërve, nga këto të fundit shprehën pakënaqësi në lidhje me miratimin e kalendarit të ri, derisa thanë se një të tillë mund të mos ta zbatojnë.

Ndërkaq, kundër zëvendësimit të orëve të humbura gjatë ditëve të vikendit janë shprehur nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Nga ky këshill kanë thënë se një vendim i tillë është i njëanëshëm dhe cënon të drejtat e fëmijëve.

Pas vendimit të Ministrisë së Financave për të ekzekutuar pagat e grevistëve, nga SBASHK-u kanë thënë se kanë hequr dorë nga masat e paralajmëruara sindikale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.