Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Dihet more, ça jeni t’u folë palidhje”, përgjigjja e Adriana Matoshi kur u pyet se kush do ta bëjë qeverinë

Gazeta10
10 April 2025 - 14:58

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi para se të futej në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar, tha se tashmë si parti janë bërë gati për seancën konstituive më 15 prill.

Ani pse s’u deklarua kur u pyet nëse i kanë bërë votat për formimin e qeverisë, ajo tha se do të bëhet më e mira.

“Ka mu bo më e mira për krejt, për këtë jeni të bindur. Më së miri do të bëhet, “cep më cep”, tha ajo.

Pas regjistrimit, kur u pyet se kush do ta bëjë qeverinë, ajo iu drejtua gazetarëve duke ju thënë:

“Dihet more, ça jeni t’u folë palidhje”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.