
Kosova duket se po i kalon përfundimisht kilometrat e fundit të liberalizimit të vizave. Kështu të paktën janë të bindur përfaqësues ndërkombëtarë, shumë të informuar me procesin.
Gazeta 10 ekskuzivisht ka mësuar nga burime diplomatike ndërkombëtare se megjithatë ky proces mund të rrezikohet në fund nga vendimmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas burimeve, Kosova rrezikon ta përsërisë skenarin e demarkacionit, ku në mungesë të një vendimi të drejtë në Prishtinë, vendimi për vizat mund të shtyhet deri me 2027.
“Ka një frikë në rritje në Bruksel për sjelljen e Kurtit gjatë këtyre javëve. Ai mund të refuzoj marrëveshjen për Asociacionin dhe kështu t’ia humb mundësinë e artë Kosovës për vizat. Skenari i njëjtë ishte edhe me demarkacionin para disa vitesh, ku Kosova e humbi të drejtën e saj duke mos votuar pro marrëveshjes me Malin e Zi” ka thënë ky burim.
Me 13 tetor tashmë diskutimi për vizat ka hyrë në agjendën zyrtare dhe shtetet anëtare do të diskutojnë dhe më pas deklarohen per procesin e liberalizimit të vizave. Vendimi final, thonë burimet, është i lidhur me një sërë hapash tjerë të ndërmarrë nga Kosova dhe Serbia. Gazeta 10 raportoi ekskluzivisht gjatë ditës së shtunë se tashmë një marrëveshje u është shëpërndarë Kurti dhe Vuçiqit.
“Dy ditë më vonë, me 15 tetor, Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel. Ata pritet të nënshkruajnë një marrëveshje që tashmë u është dorëzuar nga Lajçak dhe dy këshilltarët e presidentëve gjerman dhe francez. Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe një garanci për liberalizimin e vizave për Kosovën” thonë burimet ndërkombëtare.
Sipas tyre, nëse Kurti e refuzon një gjë të tillë, Kosova nuk do t’i marrë vizat për 5 vitet e ardhshme. Me 7 dhjetor 2022, është takimi i ministrave të Brendshëm të BE-së, ku pritet të merret vendimi përfundimtar për vizat në rast se gjithçka shkon sipas planit evropian. Po sipas burimeve, të gjitha këto pika dhe marrëveshje janë pjesë e dokumentit tashmë të dorëzuar tek Kurti dhe Vuçiq. /Gazeta10