
Milani reagoi pas disfatës europiane ndaj Chelsea në mesjavë dhe sot mposhti 2-0 Juventusin në Serie A, duke arritur një sukses të rëndësishëm dhe të merituar. Fikayo Tomori zhbllokoi takimin në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërkohë që Brahim Diaz (54’) vulosi suksesin e kampionëve në fuqi të Italisë me një gol shumë të bukur.
Rafael Leao u ndal dy herë nga shtylla në pjesën e parë (20’, 34’), teksa Milani pretendoi edhe për një penallti në rastin e prekjes me dorë nga ana e Vlahovic. Bennacer rrezikoi me një gjuajtje potente përpara se Fikayo Tomori të dërgonte topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonën bardhezi, me këta të fundit që protestuan për një faull përpara goditjes së këndit.