
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka përgatitur një shkresë të dorëheqjes, e cila raportohet se është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.
Sipas “EO”, ky është model që do t’u që do tu ofrohet ministrave dhe kryeministrit në largim, në mënyrë që të japin dorëheqje në kohën e duhur.
Anise pati mundësi të votojë raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave, duke marrë parasysh se prezentë ishin 100 deputetë në sallën e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje nuk e bëri një gjë të tillë duke e shtyrë krejt këtë proces kështu edhe për 48 orë të tjera.
Opozita në anën tjetër, ka bërë me dije se nuk do ta votojë raportin pa dhënë dorëheqje Albin Kurti dhe ministrat e tij.
Kështu, të enjten, kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu edhe një herë seancën konstituive.
Ai konfirmoi se përpjekja e radhës do të bëhet të shtunën.
“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që braktisen konsultimet. Fatkeqësisht, nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12, më 19 prill 2025, me shpresë se deri atëherë do të këtë pajtueshmeri” – u shpreh Dehari.