
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se “bllokuese” është Lëvizja Vetëvendosje, e cila edhe pse nuk i ka votat për të zgjedhur kryetare kuvendi dhe as nuk e ndërron emrin e Albulena Haxhiut, e cila është e papranueshme për partitë politike që ta votojnë.
“Në Kuvend u shkel edh enjëherë rregullorja. Për faktin sepse ishim në proces të votimit.
LVV duhej të procedohej me emër dhe menjëherë më pas me votim.
Paralelja që po e tërheq VV që rasti i njëjtë për Kryetarët dhe Nënlryetar…nënkryetarët përfaqësojnë veç gruet politike.
Kërkesa për marrëveshje politike…kur tha apriori nuk e ndërrojmë emrin e kandidadit…në anën tjetër kërkojnë nga deputetët të votojnë sipas vullnetit të VV-së, kjo veç vullnet për marrëveshje politike nuk është.
Ju tash e dëgjoni që një subjekt politik ka problem me kanditurën.
Për Muratin: në rastet e kaluara koalicionet kanë pasur shumicën, dhe kanë votuar kryetar kuvendi. Por, tash nuk është rasti tani.
Ne si LDK nuk kemi votë as për zonjën Haxhiu as për një kandidat tjetër.
Përgjegjësia në këtë rast është e partisë fituese, ata duhet të ulen me partitë tjera, AAK i ka të pranueshme dy emra – dhe ashtu e dëgjuat Muratin që nuk heqin dorë nga Haxhiu.
Këta s’po folin për asnjë marrëveshje, bllokuesti e vërtetë janë VV” tha ajo.