
20 ditë pas vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika janë arrestuar shtatë persona të dyshuar.
Bedri Elezi, njohës i çështjeve të sigurisë në linjë direkte për emsionin “Gazeta” përshendeti aksionin e policisë gjatë ditës së sotme, teksa dha më shumë detaje rreth personave të arrestuar.
“E përshendes aksionin e policisë së Kosovës, u arrestuan 7 persona. Këta persona janë pjesë e një organizate fetare në Kaçanik, të njejtit janë konsideruar persona me rrezikueshmëri të lartë. Kjo organizatë edhe atëherë, edhe sot ka organizuar aktivitete të ndryshme radikale” tha Elezi.
E deklaratat nga Prokuroria në Ferizaj sipas tij patën shpërputhje me atë që u tha sot dhe që atë që ishte thënë javë më mirë. Sipas tij rasti duhet t’i kalojnë PSK-së.
“Ky rast duhet të trajtohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës“.
Edhe avokati Gent Gjini tha se sipas asaj çka mund të thuhet deri tani, vrasësi i mitur ishte i nxitur nga të tjerët.
“Këtu kemi të bëjmë me lloj motivi i ulët i shtyer nga ta, duke e ditur se i mituri ka qenë i ndikuar prej personave tjerë. Sipas informacioneve, Lika ka pasur një lokal nga të cilët edhe e kanë djegur. Ai ka qenë i vëzhguar nga ta, momentin që ai ka hyrë në shtëpinë e tij është ekzekutuar nga i mituri 18 vjeçar”, tha ai…
Më shumë detaje: