Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dështimi i seancës konstituive, Xani: Mund të përsëritet edhe për tridhjetë herë tjera nëse nuk ka lëvizje të pozicioneve

Gazeta10
21 April 2025 - 19:26

Edhe sot, pas herës së katërt  dështoi mbajta e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas analistit politik, Visar Xani përgjegjësia për një situatë të tillë i mbetet partisë me më së shumti vota.

E dështimet e konstitutives mund të përsëriten disa herë nëse nuk partitë politike nuk gjejnë numrat e nevojshëm.

 

Sot dështoi për të katërtën herë, mund të kemi dështim edhe për tridhjetë herë tjera nëse nuk ka lëvizje të pozicioneve. Sistemi politik në Kosovë nuk i jep hapsirë vetëm një partie që i fiton votat e që del e para, por asaj që arrin me e grumbullu shumicën. Si suksesin si dështimin barrën e ka partia e parë, ndërkaq partitë tjera janë vetëm pjesë por jo përgjegjëse për dështimin e seancave. Po shohim dështime, të cilat nëse dojmë me pas adresë e kuvend hajgare, i bjen që brenda çdo 48 ore kemi me i pa ata që i kemi votu, por jo me shku me bë hajgare pesë minuta hajgare, i kemi s’i kemi numrat por me propozu emra, por me bë zgjidhje politike që garantojnë hapa” tha Xani mes tjerash.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.